
Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”. Në minutën e 14 arbitri kryesor i takimit dha 11-metërsh për bardhezinjtë, pas një kontakti në zonë mes Dushan Vlahoviç dhe Pablo Mari. Ndërhyri VAR, arbitri pa pamjet dhë ndërroi mendje: Nuk pati penallti për Juventusin.
Në minutën e 25, Moize Kin goditi traversën. Në minutën e 35, Vlahoviç humbi një mundësi të mirë për të gjetur rrjetën, por nuk ia doli. Goditja e sulmuesit serb shkoi pak jashtë shtyllës së majtë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juventusi gjeti avantazhin me Filip Kostiç, i cili shënoi një gol tjetet të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Juventusin.
Pjesa e dytë nisi në mënyrë fantastike për vendasit, ku Rolando Mandragora barazoi shifrat 1-1 me një supergol nga distanca. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët si Paolo Vanoli për Fiorentinën ashtu edhe nga Luçiano Spaleti për Juventusin, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Sfida u mbyll 1-1. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën.
Pas këtij barazimi, Juventusi mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.
Lini një Përgjigje