TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 21:05

Dinamo dhe Elbasani ndajnë pikët, “tigrat verdheblu“ marrin përkohësisht kreun

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo dhe Elbasani ndajnë pikët, “tigrat verdheblu“

Kryesfida e javës së 12 në Abissnet Superiore, mes Dinamos dhe Elbasanit, e laujtur në “Air Albania”, është mbyllur 1-1.

Dinamo rrezikoi e para me Qefaliajn në minutën e 12, por goditja e mesfushorit përfundoi mbi traversë. Në minutën e 20, ishte sërish Klevi Qefalija që provoi të gjente golin nga goditja e dënimit, por topi përfundoi jashtë. Në minutën e 31, Dejvi Bregu provoi të befasonte nga distanca, por goditja e tij u ndal pa problem nga Janaçek.

Në minutën e 33, pas një aksioni të bukur të verdhebluve, Lukili u fut bukur në zonë dhe asistoi për Blaiz Tsague, sulmuesi kamerunas dërgoi topin në rrjetë.

Barazimi i Dinamos erdhi në minutën e 43, ku Dejvi Bregu u tregua i saktë nga penalltia, e fituar pas një faulli të portierit Janaçek ndaj Florenc Farrukut, i futur në vend të Bernard Berishës, i dëmtuar. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Pjesa e dytë nisi me dy ndëshkime të verdha për “Blutë”, fillimisht Dejvi Bregu për simulim dhe më pas Naser Aliji për faull. Në minutën e 60, Elbasani iu afrohet golit pas një goditjeje këndi, por Aldo Teqja u tregua i vëmendshëm në fund.

Zhvillimi më i interesant i pjesës së dytë ishte në minutën e 86, ku pati një kontakt në zonë mes mesfushorit të Dinamos, Eridon Qardakut, i futur në pjesën e dytë dhe portierit verdheblu Janaçek. Arbitri kryesor i takimit drejtoi gishtin nga penalltia, arbitri anësor dha pozicion jashtë loje. Ndërhyri VAR-i dhe vendimi i anësorit ishte i drejtë. Rezultati final 1-1.

Pas këtij barazimi, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë, Elbasani mbetet përkohësisht në krye me 24 pikë.

dinamo elbasani abissnet superiore

Lini një Përgjigje