TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 21:55

Mirlind Daku realizon golin e 9 sezonal, sulmuesi kuqezi “shpërthen“ në Premier Ligën ruse (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku realizon golin e 9 sezonal, sulmuesi kuqezi

Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan fitoi në shtëpi përballë Akhmat Groznit. Sfida e vlefshme për javën e 16 të Premier Ligës ruse, përfundoi 1-0.

Ishte pikërisht sulmuesi nga Gjilani ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Në minutën e 75, Daku gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë që pas festës së “shfrenuar” u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës.

Kështu, “bomberi” kuqezi shkon në kuotën e 9 golave sezonalë në kampionatin rus deri tani.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan

Lini një Përgjigje