TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2025, 21:27

Vlerësime të shkëlqyera për Mehmetin dhe Hoxhën, Armando Broja fantastik në ajër dhe tokë

Shkruar nga Pamfleti

Vlerësime të shkëlqyera për Mehmetin dhe Hoxhën,

Arbër Hoxha dhe Anis Mehmeti ishin kryefjalë sot, respektivisht te Dinamo e Zagrebit dhe Bristol Siti. “Sofascore” e vlerësoi Hoxhën me notën 8.3, ndërsa Mehmeti në Angli mori notën 8.9.

Hoxha realizoi dy gola në fitoren 3-1 të Dinamos së Zagrebit ndaj Varazdin. Tashmë klubi kroat ndodhet 1 pikë larg Hajduk Splitit kryesues.

Sulmuesi i Kombëtares luajti 80 minuta, ndërsa kompletoi katër driblime. Po ashtu pati edhe pesë duele të fituara.

Vlerësime të shkëlqyera për Mehmetin dhe Hoxhën,

Në anën tjetër ndodhet Mehmeti, i cili po shkëlqen prej dy edicionesh në Championship. Anësorit iu dha nota 8.9 pasi pati tre asistime, ndërsa Bristol Siti fitoi 3-0 ndaj Svanse. Mehmeti po ashtu goditi dy herë portën, ndërsa kompletoi tre driblime. Sulmuesi që nuk ftohet prej viti 2023 te Shqipëria, fitoi plot 12 nga 17 duele që kishte.

Vlerësime të shkëlqyera për Mehmetin dhe Hoxhën,

Të dy bashkë, ishin më të mirët e sulmit për skuadrat respektive. Bristol Siti synon ngjitjen në Premier Ligë dhe Dinamo e Zagrebit po luan për titullin kampion.

Po ashtu, Armando Broja u rikthye sot pas dëmtimit, duke marrë minuta në ndeshjen Bërnli-Çelsi, e cila përfundoi 0-2. Sulmuesi 24-vjeçar, u aktivizua në minutën e 72, por s’la dot shenjë.

Megjithatë, performanca ishte mjaft pozitive, duke u vlerësuar me notën 6.5, aspak e ulët për aq minuta sa luajti shqiptari.

Përsa i përket statistikave, Broja kërcënoi Çelsin, duke goditur në një moment portën kundërshtare. Ai e preku topin 16 herë, teksa fitoi një faull pas ndërhyrjes së mbrojtësit anglez, Shalobah.

Në pasime ishte 78% i saktë, duke gabuar vetëm dy. Ndërkohë që në aspektin mbrojtës, fitoi 1 duel në tokë, nga 4 në total. Në ajër Broja u tregua më i fortë, duke fituar 1 nga 2 duelet.

Në përgjithësi, ishte një performancë pozitive, marr shkas këtu edhe rikthimin nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen Shqipëri-Angli, të luajtur më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

armando broja arbër hoxha anis mehmeti sulmuesit shqiptarë

Lini një Përgjigje