TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 20:15

Napoli mjaftohet me 1 pikë ndaj Komos, Morata bën “djallin”

Shkruar nga Pamfleti

Napoli mjaftohet me 1 pikë ndaj Komos, Morata bën

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Komos, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 10 të Serisë A.

Në minutën e 24, Alvaro Morata u pengua në zonë nga portieri i Napolit, Milinkoviç-Saviç, penallti e padiskutueshme për Komon. Alvaro Morata goditi vetë, por gjuajtja e tij u prit nga portieri serb. Ndeshja e dytë radhazi, që Milinkoviç-Saviç pret penallti.

Pjesa e parë u mbyll 0-0. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve për të zhbllokuar shifrat, rezultati mbeti 0-0 deri në fund. Napoli mban vendin e parë me 22 pikë, ndërsa Komo vendin e pestë me 17 pikë.

napoli komo seria a

Lini një Përgjigje