
PSG-ja ka pasur shumë luhatje në javët e fundit në Ligën 1 dhe sot fitoi vetëm në sekondën e fundit 1-0 ndaj Nisë, ndeshjen e vlefshme për javën e 11. Në sfidën e luajtur në “Parc des Princes” vendosi goli i Gonçalo Garsias, i futur në pjesën e dytë.
Sulmuesi portugez shënoi me kokë në frymën e fundit, pas krosimit të Li Kang-in nga goditja e këndit dhe prekjes me kokë të Kvaratskhelia, para se Ramos ta shtynte në rrjetë dhe t’i jepte 3 pikët e arta parizienëve.
Pas kësaj fitoreje, PSG-ja kryeson renditjen me 24 pikë, por rivalët kryesorë si Monako dhe Marsejë luajnë pak më vonë.
Lini një Përgjigje