
Atletiko e Madridit ka fituar 3-0 ndaj Sevija në “Metropolitano”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 në La Liga. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Spektakli i vërtetë i vendasve edhi në 25 minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht, Julian Alvarez zhbllokoi shifrat në minutën e 65 nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda zonës të Tangui Nianzu. Tiago Almada dyfishoi shifrat në minutën e 77, pas një asistit perfekt të Xhuliano Simeones.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Antoni Grizman që shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3-0 për Atletikon e Madridit. “Los Kolçoneros” renditen në vendin e katërt me 22 pikë pas kësaj fitoreje, Sevija mbetet në vendin e 11 me 13 pikë.
Lini një Përgjigje