TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2025, 22:52

Napoli “likuidon” Fiorentinën dhe i bashkohet Juves në krye të Serisë A, Hojlund debuton me gol

Shkruar nga Pamfleti

Napoli “likuidon” Fiorentinën dhe i bashkohet Juves në

Napoli ka fituar 0-3 në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës. Kampionët në fuqi të Italisë e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin me Kevin De Brojne në minutën e 6 me penallti.

Gjatë një aksioni të napolitanëve, Pietro Komuzo u përplas me Anguisa, arbitri dha penallti. U desh ndërhyrja e VAR-it për t’u konfirmuar 11-metërshi dhe De Brojne dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 13, Rasmus Hojlund shënoi golin e dytë për Napolin dhe të parin për të me këtë fanelë. Danezi realizoi pas asistit fantastik të Spinacolës.

Një tjetër blerje e kësaj vere për Napolin, Sam Bjukema, shënoi golin e tretë në minutën e 50, pas një topi në zonë që nisi nga goditja e këndit dhe asisti i Anguisa.

Në minutën e 80, Fiorentina shënoi golin e nderit me Luka Ranieri. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Një ndeshje e gjitha për t’u harruar për Fiorentinën e drejtuar nga Stefano Pioli, ndërsa Napoli i Kontes merr 3 pikë shumë me vlerë dhe i bashkëngjitet Juventusit në krye me 9 pikë.

napoli fiorentina seria a

Lini një Përgjigje