
Sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani ka dhuruar “shou” në ndeshjen mes Unionit të Berlinit dhe Hofenheimit. Bomberi i “Dardanëve” gjeti rrugën e rrjetës në këtë ndeshje 2 herë, respketivisht në minutën e 45+3 dhe 51.
Hofenheimi siguroi një fitore të rëndësishme, teksa kanë grumbulluar 6 pikë pas 3 javësh Bundesligë. I gjatë dhe i fortë si një “dem”, Asllani e nisi“zjarr” sezonin e ri, 3 gola dhe 1 asist pas 3 prezencash në kampionat.
Kartoni i 23-vjeçarit sipas “Transfermarkt” është rritur ndjeshëm, i cili kap kuotën e 8 milionë eurove. “Viktima” e radhës për Asllanin do të jetë një rival i “frikshëm”, fjala është për Bajernin e Mynihut.
Lini një Përgjigje