
Pas Gianina ka treguar në shtator dashurinë e saj për futbollistët shqiptarë. Klubi që luan në kategorinë e dytë greke sot prezantoi Ermis Selimajn.
Më parë, pikërisht në muajin shtator, afroi portierin Anxhelo Sina dhe Emiljano Bullarin. Të tre futbollistët në fjalë kanë histori me moshat e kuqezinjve.
Selimaj ka përforcuar repartin e mbrojtjes në krahun e majtë. Te Kombëtarja U-21 numëron ndërkohë 9 paraqitje nën drejtimin e Alban Bushit.
21-vjeçari afrohet si futbollist i lirë te Pas Gianina. Për herë të fundit ishte pjesë e AEK B.

Lini një Përgjigje