TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2025, 19:50

Supersfida e javës në Turqi, Trabzonspori merr vendimin për Ernest Muçin

Shkruar nga Pamfleti

Supersfida e javës në Turqi, Trabzonspori merr vendimin për

Transferimi i Ernest Muçit nga Beshiktashi te Trabzonspori është diskutuar gjatë në media, e cila përkon me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit. Mungesa e minutazhit ishte arsyeja kryesore që Muçi po e priste me padurim këtë zhvendosje.

Trabzonspori do të luajë të dielën në transfertën e Fenerbahçes. Dhe kjo ndeshje është supersfida e javës së pestë në elitën e futbollit turk.

Mediat në Turqi raportojnë me siguri se Ernest Muçi dhe Andre Onana do e nisin nga minuta e parë. Lajm surprizues ky duke marrë parasysh se të dy futbollistët janë afrimet e fundit te Trabzonspori.

Si Muçi dhe Onana janë afruar si huazime te Trabzonspori. Besimi është i madh te sulmuesi shqiptar, që kërkon të bëjë më të mirën për t’u larguar nga Beshiktashi.

Sfida nesër e Trabzonsporit ndaj Fenerbahçes do të fillojë në orën 19:00. Aktualisht Trabzonspori ka 3 pikë më tepër në renditje.

Me Kombëtaren, Muçi ka luajtur 16 ndeshje, e pasuar me 3 gola. Duhet thënë se lojtari në fjalë e ka pasur minutazhin me “pikatore” te Shqipëria, kjo edhe për shkak të konkurrencës në repartin ofensiv.  

 

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje