
Bajerni i Mynihut ka fituar 5-0 ndaj Hamburgut në “Allianz Arena”, për javën e tretë të Bundesligës. Serinë e golave e hapi Serzh Gnabri pas 3 minutash lojë, anësori shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutën e 9 ishte radha e Pavloviç për të shënuar golin e dytë, pas një kombinimi të bukur me Herri Kejn.
Në minutën e 24, arbitri dha penallti për bavarezët pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Topin e mori Herri Kejn, i cili nuk gaboi dhe shënon golin e tretë. Ky është goli i 67 për anglezin në 66 ndeshje në Bundesligë dhe tashmë ai ka shënuar ndaj çdo ekipi me të cilin është përballur.
Në minutën e 30 ishte radha e Luis Diaz për të shënuar golin e katërt, pas një topi të shpejtë të Kimish nga goditja e dënimit, që i zuri në befasi kundërshtarët. Pjesa e parë u mbyll 4-0 për bavarezët.
Në minutën e 63, pas një kombinimi të bukur Olize-Kejn, anglezi shënoi golin e pestë për Bajernin dhe të dytin personal në këtë takim. Bajerni fiton përfundimisht 5-0 dhe kryeson i vetëm me 9 pikë të plota, pas 3 javëve të para.
Lini një Përgjigje