TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2025, 22:27

U fut nga stoli dhe u bë protagonist në minutën e fundit, ish-mesfushori i Shpresave “gatuan” asistin special (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U fut nga stoli dhe u bë protagonist në minutën e fundit,

Ish-mesfushori i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Tim Civeja rrëmbeu skenën me një asist tepër special me fanelën e Sarbrucken në Ligën e 3 të Gjermanisë, në triumfin 1-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Shtutgart 2.

23-vjeçari u fut në fushë në minutën e 70, ndërkohë në minutën e 90+5, “vuri në gjumë” mbrojtjen kundërshtare, teksa dhuroi një asist fantastik për Rizuton, që shënoi për 1-3.

Ky ishte asisti i dytë në 5 ndeshje për Civejan, i cili ka arritur të shënojë edhe 1 gol. 

tim civeja ish-mesfushori i shpresave

Lini një Përgjigje