TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 20:38

Mposhtën Greqinë Kampione Europe, ku janë sot heronjtë që bënë historinë me Shqipërinë 21 vite më parë

Shkruar nga Pamfleti

Mposhtën Greqinë Kampione Europe, ku janë sot heronjtë

21 vite më parë, pikërisht më 4 shtator 2004 Shqipëria mundi 2-1 Greqinë, kampione e freskët e Europës. Golat e Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt u përjetësuan jo vetëm në një stadium të tejmbushur si kurrë më parë, por u shoqëruan edhe me një atmosferë të jashtëzakonshme në rrugët e kryeqytetit.

Po ku janë sot heronjtë e asaj ndeshjeje? Çfarë rezervoi fati për kuqezinjtë që realizuan atë fitore madhështore?

Nga një vëzhgim i “Top Channel” rezulton se një pjesë e tyre kanë ndërthurur futbollin me biznesin, ndërsa karrierën më të ndritur e ka pasur Igli Tare, i cili aktualisht është drejtor sportiv i Milanit.

Foto Strakosha – Aktualisht jeton në Greqi me familjen, i paangazhuar me futbollin, por djali i tij, Thomas, aktualisht portieri i Kombëtares shqiptare;

Elvin Beqiri – Trajner futbolli moshash në Kanada;

Lorik Cana – I angazhuar me biznese dhe analist futbolli;

Adrian Aliaj – Menaxher futbollistësh i afirmuar me seli në Kroaci;

Besnik Hasi – Trajner futbolli në Belgjikë, drejton skuadrën e Anderlehtit;

Klodian Duro – Trajner futbolli, Liria në Ligën e Parë në Kosovë;

Altin Lala – Menaxher futbolli dhe biznesmen;

Ervin Skela – I angazhuar me skuadrat e moshave të klubi i Ajntrahtit të Frankfurtit;

Edvin Murati – I angazhuar me biznese dhe me zbulimin e talenteve të futbollit. Ka disa biznese në Francë;

Igli Tare – Drejtor sportiv i Milanit;

Florian Myrtaj – Analist futbolli;

Trajneri Briegel – Jeton në Gjermani. Nuk drejton asnjë skuadër.

Mposhtën Greqinë Kampione Europe, ku janë sot heronjtë

heronjtë e kombëtares lorik cana edvin murati

Lini një Përgjigje