TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 19:11

Rrahmani ka refuzuar oferta nga Premier Liga dhe Arabia Saudite, mbrojtësi shqiptar gati të rinovojë kontratën me Napolin me rritje page

Shkruar nga Pamfleti

Rrahmani ka refuzuar oferta nga Premier Liga dhe Arabia Saudite, mbrojtësi

Amir Rrahmani do të vazhdojë të qendrojë te Napoli, të paktën edhe disa sezone. Kjo pasi palët mes tyre kanë një marrëdhënie të mirë dhe drejtuesit e stafi janë të kënaqur me performancën e shqiptarit.

Lideri i prapavijës pritet të rinovojë me napolitanët. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që të firmosin deri në vitin 2029.

Rrahmani, i cili është një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës napolitane, do të përfitojë gjithashtu një rritje page, duke shkuar në 3 milionë euro në sezon.

Siç dihet Rrahmani ka refuzuar disa oferta nga Premier Liga dhe Arabia Saudite për të vazhduar qendrimin e tij në Napoli dhe për të tentuar të fitojë sërish titullin me Antonio Konten.

amir rrahmani mbrojtësi shqiptar napoli

Lini një Përgjigje