
Myrto Uzuni dhe Ernest Muçi janë dy lojtarët e Kombëtares nga më të komentuarit kohët e fundit. Si sulmuesi i Granadas ashtu dhe ai i Beshiktashit nuk kanë fituar ende besimin e plotë të trajnerit të kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Edhe në ndeshjen e mbrëmshme përballë Çekisë, Muçi u aktivizua në minutën e 72. Në krahun tjetër, Uzuni u fut në fushën e lojës vetëm në minutën e 84 duke zënë vendin e Tucit.
Pikërisht për Ernestin dhe Myrton ka reaguar babai i këtij të fundit, Artan Uzuni. I ati i Myrto Uzunit ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se dy futbollistët janë prodhimet e pakta BIO të kampionatit shqiptar te Kombëtarja.
“Dy yje, dy shqiponja BIO të kampionatit shqiptar. Punoni fort! Ju kanë zili, mos e rru*ni për asnjë”, shkruan Artan Uzuni në “Facebook”.

Lini një Përgjigje