TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 17:01

Roko Vata vazhdon të shkëlqejë dhe të shënojë me U-21 të Iralndës, djali i ish-kapitenit të kuqezinjve asnjë sinjal nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Roko Vata vazhdon të shkëlqejë dhe të shënojë me

Roko Vata vazhdon të tregojë me fanelën e Irlandës të gjitha cilësitë e tij, ndërsa nga FSHF ka heshtje rreth djalit të ish-kapitenit të kuqezinjve, Rudi Vata, i cili nuk është ftuar asnjëherë të bëhet pjesë e  kombëtareve shqiptare.

Pasi ka shkëlqyer me parë me të gjitha përfaqësueset e moshave të Irlandës, Vata është kthyer në një nga elementët kyç të U-21 të Irlandës, siç e tregoi sot në miqësoren ndaj Suedisë.

Vata tundi rrjetën pas një aksioni të shpejtë në krahun e majtë në minutën e 48 të ndeshjes, duke treguar aftësitë e tij në finalizim.

Por më parë ai kishte nisur edhe aksionin e golit të parë të skuadrës së tij në minutën e 15 të të takimit, ndërsa gjithashtu me një pasim të tij në krahun e majtë erdhi edhe aksioni i golit të tretë të përfaqësueses së Irlandës në këtë sfidë që e fituan me shifrat 3-2.

roko vata djali i rudi vatës

Lini një Përgjigje