
Ish-sulmuesi i njohur ukrainas, Viktor Leonenko, ka “masakruar” me komentet e tij përfaqësuesen e Ukrainës pas barazimit 1-1 me Gjeorgjinë, që lë këtë skuadër në vendin e fundit në grupin e Ligës së Kombeve. Ukraina tashmë duhet të mundë Shqipërinë në Tiranë që të ketë shanse për vendin e dytë në grup, pasi nuk mund të renditet më e para.
“Cilin mund të vlerësoja si lojtarin më të dobët të ndeshjes? Të gjithë liderët tanë! Ku është Sudakov? Ku është Shaparenko ynë i famshëm? Ku është Dovbik? Liderët tanë zhduken në çdo ndeshje, ata thjesht nuk ekzistojnë! Ku është golashënuesi jonë i kampionatit spanjoll në këtë ndeshje? TIfozët kanë besim tek ata, por ne nuk i shohim në fushë.
Ne kemi liderë vetëm në letër, ata vetë detyrojnë blogerët dhe gazetarët që të shkruajnë rreth tyre. Kjo është arsyeja pse asgjë nuk funksionon për ne. Të ashtuquajturit liderë nuk e ndihmojnë aspak Rebrov të bëjë punën e tij”, tha ish-sulmuesi i njohur i Dinamos së Kievit dhe Ukrainës pas ndeshjes së mbrëmshme.
Lini një Përgjigje