TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 17:22

Liga e Kombeve/ Maqedonia e Veriut mposht me vështirësi Ishujt Faroe, Armenia merr fitore të artë përballë Letonisë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Maqedonia e Veriut mposht me vështirësi Ishujt Faroe,

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj mbrëmje të Ligës së Kombeve. Këto sfida ishin të vlefshme për Ligën C, me Letoninë që u përball me Armeninë, ndërsa Maqedonia priti në shtëpi Ishujt Faroe.

Maqedonia e Veriut fitoi më vështirësi përballë Ishujve Faroe. Ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Miovski, në minutën e 62. Kështu, maqedonasit sigurojnë vendin e parë dhe kualifikimin në Ligën C.

Në ndeshjen tjetër, Letonia u mposht në shtëpi 1-2 nga Armenia. Skuadra armene shkon kështu në vendin e dytë në renditje me 7 pikë, duke besuar ende te kualifikimi në një Ligë më lart.

maqedonia e veriut letonia armenia ishujt faroe liga e kombeve

Lini një Përgjigje