TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2024, 19:27

Mirlind Daku njeriu i momentit te Rubin Kazan, sulmuesi kuqezi i jep fitoren ekipit rus në minutat e fundit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku njeriu i momentit te Rubin Kazan, sulmuesi kuqezi i jep fitoren

Mirlind Daku është padyshim njeriu i momentit te Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Rusi, kësaj radhe kundër Akron Togliatti, ndeshje e cila u mbyll merezultatin 2-1 për Rubin Kazan.

Në minutën e 90’ të takimit, pas një krosimi në zonë, topi mbeti në rrëmujë dhe Daku u ndodh në vendin e duhur, në kohën e duhur për ta shtyrë drejt portës, që kaloi dhe vijën fatale. Ky ishte goli i përmbysjes për Rubinin, që në fund siguroi tre pikët, pikërisht falë Dakut.

Kështu 26-vjeçari shqiptar shkon në kuotën e katër golave, pas 5 ndeshjeve të luajtura, duke u renditur i dyti në garën e golashënuesve në Rusi dhe gjithashtu ka bindur drejtuesit e Rubin Kazanit, të cilët në verë tentuan ta shisnin.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan

Lini një Përgjigje