
Përfundon pa fitues ndeshja e javës së parë të Abissnet Superiore. Sfida mes Laçit dhe Tiranës e luajtur në Kurbin është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 6, bardheblutë gjetën rrugën e rrjetës me Bajroviç, por arbitri ndaloi lojën për pozicion jashtë loje, duke e bërë golin të pavlefshëm.
Në minutën e 29 ishte sërish Bajroviç që shpërdoroi një rast të artë, ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi pretendoi për penallti, por arbitri Ferataj vijoi lojën.
Në minutat 48-50 Arhan Isuf ndërhyri ndaj Barjamajt, kurbinasit kërkuan penallti, por pas konsultimit në VAR, arbitri vijon lojën.
Në minutën e 64, Abah lëshoi predhën drejt portës, por Dajsinani mbajti portën të paprekur.
3 minuta më vonë, Zharmuni pasoi për Jonuzin i cili goditi, por Dajsinani bëhet mur i pakalueshëm.
Në fund kurbinasit ngelën me 10 lojtarë për shkak se Melo u ndëshkua me karton të kuq. Tiranën duket se e ka ndjekur makthi duke qenë se sezonin e shkuar nuk ka arritur ta mposhtë asnjëherë Laçin
Lini një Përgjigje