
Ernest Muçi ka shënuar golin e parë për këtë sezon me fanelën e Beshiktashit. Talenti shqiptar pritet të shitet nga ekipi turk të cilët e kanë lënë në stol në sfidat e para të kampionatit.
Por, i duhen vetëm pak minuta për të treguar klasin e tij, teksa futet në fushën e lojës në minutën e 88 dhe në të 5-tën shtesë arriti të tundte rrjetën për të likuiduar fitoren 4-2 të bardhezinjve përballë Antaliaspor.
Një vertikalizim fantastik nga Cher Ndour dhe Muçi i vetëm përballë portierit nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në fundin e rrjetës.
Një sinjal i mirë ky nga Muçi që në Turqi është lënë tërësisht në hijen e Rafa Silvas. Por mediat turke raportojnë se Aston Vila ka bërë ofertën e parë zyrtare për Muçin.
Sipas tyre, janë ofruar 10 milionë euro për të nënshkruar me këtë lojtar, ndërsa pritet përgjigja e Beshiktashit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse trajneri i ri nuk po i beson shumë ish-futbollistit të Tiranës. Ai preferon Rafa Silvan që do të qendrojë te Beshiktashi sesa një lojtar që me shumë gjasa do të largohet.
Lini një Përgjigje