TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2024, 22:17

Starton Superiorja/ Egnatia e nis sezonin e ri si kampione, Teuta përmbys Bylisin

Shkruar nga Pamfleti

Starton Superiorja/ Egnatia e nis sezonin e ri si kampione, Teuta përmbys

Edicioni i 86-të i kampionatit shqiptar, ngriti siparin këtë të diel, me dy ndeshje interesante.

Egnatia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Dinamo City, në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, kampionët në fuqi shënuan dy herë.

Vuthaj zhbllokoi sfidën në minutën e 47-të me penallti, ndërsa Lushkja dyfishoi shifrat në minutën e 69-të.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Egnatian që mori tre pikët e para dhe Dinamo City që e nis me humbje.

Në sfidën tjetër në Durrës, Teuta mposhti Bylisin me përmbysje me rezultatin 2-1.

Ballshiotët kaluan të parët në avantazh me Ëalisson në minutën e 14-të, ndërsa Vila barazoi shifrat për durrsakët në minutën e 21-të.

Pak sekonda nga fundi, Teuta ia doli të shënojë golin e përmbysjes dhe të fitores me autor përsëri Emiljano Vilën, për të marrë fitoren e parë.

REZULTATET:

DINAMO 0-2 EGNATIA

Vuthaj (P) 47’, Lushkja 69’

TEUTA 2-1 BYLIS

Vila 21’, 89’ / Walisson 14’

Lini një Përgjigje