TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2024, 17:16

Kush është portugezi që pritet të marrë drejtimin e skuadrës arabe, CR7 “vendos” të shkarkojë trajnerin e Al Nasr

Shkruar nga Pamfleti

Kush është portugezi që pritet të marrë drejtimin e

Al-Nasr raportohet se po mendon të shkarkojë trajnerin Luis Castro pas humbjes 4-1 të Kristiano Ronaldos & Co. në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite ndaj Al-Hilal të shtunën (17 gusht).

39-vjeçari Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin kundër kampionëve në fuqi, por Al-Hilal arriti të përmbysë rezutatin duke shënuar 4 gola.

Dhe mësohet se ylli portugez & Co kanë vendosur të ndajnë rrugët me Luis Castro.

Klubi me bazë në Riad, sipas Marca, do të shkarkojë trajnerin. Jo vetëm që Al Nassr humbi nga Al-Hilal, por gjestet publike të Kristiano Ronaldos ku tregonte dukshëm zemërimin e tij janë bërë virale në të gjithë botën.

Sipas raportimeve, Ronaldo kishte miratuar emërimin e Luis Castro si trajner i klubit dhe bordi i drejtuar nga kryetari Ibrahim Al Muhidib, ka vendosur që trajneri portugez të lirohet nga detyra.

Vendimi nuk është zyrtarizuar, por bordi duket se është në unison për nevojën e një trajneri të ri për të udhëhequr skuadrën, edhe para fillimit të sezonit 2024-2025 të Ligës Saudite Pro League.

Drejtori sportiv Fernando Hierro dhe hierarkia e klubit raportohet se po shikojnë ish-trajnerin e FC Porto, Serxhio Konseisao, i cili është pa punë që kur u largua nga gjigandët portugez në fillim të këtij viti.

Liga Saudite Pro do të fillojë të enjten e ardhshme pasi Al Nassr dhe Kristiano Ronaldo kërkojnë t’i rrëmbejnë kurorën Al Hilalit.

 

 

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nasr

Lini një Përgjigje