TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2024, 21:19

Mirlind Daku i fal Rubin Kazan trofeun e parë për fundvit, bomberi kuqezi i jashtëzakonshëm në Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku i fal Rubin Kazan trofeun e parë për fundvit, bomberi

Mirlind Daku po shkëlqen në Rusi dhe kjo po reflektohet dhe te klub i tij. Rusët e Rubin Kazan kanë përfituar nga ecuria e shqiptarit duke rritur performancën e duke u shpërblyer me çmime.

Në vendin lindor janë shpërndarë çmimet për vitin 2024. Presidenti i klubi të kuq të bomberit legjionar është shpallur si njeriu i vitit në futbollin rus. Marat Safiullin është nderuar nga organizatorët me këtë trofe individual, që po arrihet falë punës ekipore.

Rubini ndodhet në mes tabele dhe marrja e çmimit prestigjoz është një arritje e madhe për një skuadër të vogël në krahasim me të mëdhatë e ligës si CSKA, Zenit apo Dinamo. Mirlindi ka një dorë të madhe këtu, duke pasqyruar vlera të jashtëzakonshme si imazh për skuadrën e Kazanit.

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje