TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2026, 20:30

Milani i thotë ‘lamtumirë’ garës për titullin, mundet nga Parma në ‘San Siro’!

Shkruar nga Pamfleti

Milani i thotë ‘lamtumirë’ garës për titullin,

Milani pësoi një humbje befasuese në “San Siro” këtë të diel nga Parma me rezultatin minimal 0-1 në javën e 26-të të Serie A.

Kjo është humbja e dytë për kuqezinjtë në kampionat pas asaj në javën e parë, duke ndërprerë një seri mbresëlënëse prej 24 ndeshjesh pa humbje në ligë.

Ndeshja u zhvillua me ritëm të ulët dhe të kontrolluar, ku Milan dominonte posedimin dhe krijonte raste, por tentativat e tyre ishin të pamjaftueshme për të shpuar mbrojtjen e fortë të Parmës.

Në pjesën e dytë, momenti më i dukshëm për kuqezinjtë ishte goditja në shtyllë e Rafael Leao-s, i cili ishte i pafat pasi topi kaloi të gjithë vijën e portës dhe doli jashtë.

Drama e vërtetë erdhi në minutën e 80-të kur Mariano Troilo, kërceu më lart se të gjithë në zonë dhe shënoi me kokë pas një korneri të saktë nga Emanuele Valeri. Goli u anulua fillimisht për dyshim faulli, por pas një verifikimi të gjatë me VAR, arbitri Marco Piccinini e akordoi si të rregullt.

Në minutat e mbetura, Milan shtoi presionin maksimal, por portieri Edoardo Corvi dhe mbrojtja e Parmës rezistuan heroikisht, duke mbajtur portën e paprekur.

Rezultati nuk ndryshoi, duke i dhënë një goditje të fortë ambicieve të Milanit për titull, tani ata janë 10 pikë pas Interit në krye. Parma, nga ana tjetër, merr një fitore të artë që i ngjit në vendin e 12-të në tabelë, duke festuar në San Siro.

 

milan parma

Lini një Përgjigje