TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2026, 18:18

Mac Allister nderon “The Reds” në minutën e 97-të, Liverpool merr një fitore të vuajtur përballë Nottingham Forest

Shkruar nga Pamfleti

Mac Allister nderon “The Reds” në minutën e 97-të,

Liverpool arriti një fitore dramatike dhe jashtëzakonisht të rëndësishme këtë të diel në transfertë, duke mposhtur Nottingham Forest me rezultatin minimal 1-0 në City Ground.

Ndeshja u vendos vetëm në minutën e 97-të, kur Alexis Mac Allister shfrytëzoi një rast të rrallë për Liverpool-in dhe shënoi golin e vetëm të sfidës. Reds ishin larg nga niveli i tyre më i mirë gjatë gjithë 90+ minutave, ndërsa Nottingham Forest zhvilloi një lojë shumë më të mirë, krijoi një sërë rastesh të pastra shënimi dhe meritonte të paktën një pikë, nëse jo fitoren.

Pavarësisht dominimit të Forest-it, që pati mundësi të shumta por nuk arriti t'i shfrytëzonte, ishte pikërisht Mac Allister ai që vendosi fatin e ndeshjes në sekondat e fundit, duke i dhënë tre pikë të çmuara skuadrës së Arne Slot.

Me këtë fitore, Liverpool barazohet në pikë me Chelsea dhe Manchester United të dyja me 45 pikë pas kësaj raundi, duke mbajtur hapur garën për vendet e para dhe kualifikimin evropian.

Në ndeshjet e tjera të ditës në Premier League, Sunderland i Granit Xhakës, humbi në shtëpi ndaj Fulham me rezultatin 1-3.

Crystal Palace fitoi ndaj Wolverhampton me rezultatin 1-0, duke marrë tre pikë të rëndësishme në betejën për mbijetesë ose pozicione më të larta.

liverpool nottingham

Lini një Përgjigje