TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2026, 21:13

Kush është mbrojtësi shqiptar që ka shënuar 4 gola, 4 asiste dhe po shkëlqen në Turqi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kush është mbrojtësi shqiptar që ka shënuar 4 gola, 4

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, vijon formën e mirë në elitën e futbollit turk, duke realizuar golin e dytë radhazi në kampionat dhe të katërtin në 19 javë të zhvilluara.

31-vjeçari shënoi në minutën e 67-të të përballjes mes Alaniasporit dhe Basaksehir, megjithatë goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, pasi skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-2.

Me këtë gol, Hadërgjonaj barazon shifrën më të lartë të golave të shënuar në një sezon gjatë karrierës së tij. Në edicionet e mëparshme, ai nuk ka kaluar kuotën e katër golave, ndërsa këtë sezon ka ende mundësi ta thyejë rekordin personal.

Futbollisti kosovar po konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Alaniasporit, në sezonin e tij të tretë me klubin turk, duke qenë një element i qendrueshëm në formacionin bazë.

florent hadërgjonaj mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje