TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2026, 20:04

Me medjen te Champions, por Interi nuk fal në Serinë A; zikaltërit mposhtin Leçen dhe shkojnë +10 nga Milani

Shkruar nga Pamfleti

Me medjen te Champions, por Interi nuk fal në Serinë A;

Interi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur 0-2 Leçen në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serisë A. Skuadra zikaltër regjistron kështu fitoren e shtatë radhazi në kampionat dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes.

Fraksioni i parë i lojës u karakterizua nga një ritëm i ulët dhe pak raste të pastra shënimi. Mundësia më e mirë për Interin erdhi në minutën e 23-të, kur Markus Turam u gjend përballë portës, por nuk arriti të konkretizonte, duke humbur një rast të favorshëm. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Interi u shfaq më kërkues në pjesën e dytë dhe në minutën e 51-të gjeti rrugën e rrjetës me Federiko Dimarkon, pas një asistimi nga Turam. Megjithatë, pas rishikimit me sistemin VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit francez në momentin e ndërtimit të aksionit.

Zhbllokimi i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Dimarko, Henrikh Mkhitarjan përfitoi brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën.

Katër minuta më vonë, Dimarko pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, por nuk arriti të konkretizonte. Goli i sigurisë erdhi në minutën e 82-të, sërish nga një goditje këndi e Dimarkos. Këtë herë, Manuel Akanzhi u shkëput në zonë dhe me një goditje me kokë vulosi shifrat përfundimtare 0-2.

Me këtë fitore, Interi kryeson renditjen me 10 pikë më shumë se Milani, duke hedhur një hap të rëndësishëm në garën për titull. Tashmë vëmendja e skuadrës do të përqendrohet te sfida e kthimit ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve, e programuar për të martën.

inter leçe seria

Lini një Përgjigje