TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2026, 18:08

Çelsi ndalet në shtëpi nga Bërnli i Brojës, Aston Vila shpëton nga humbja

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi ndalet në shtëpi nga Bërnli i Brojës, Aston

Çelsi ka barazuar 1-1 ndaj Bërnlit në “Stamford Bridge”, në një sfidë të vlefshme për javën e 27-të të Premier Ligës, duke humbur dy pikë të rëndësishme në garën për zonën e sipërme të tabelës.

“Blutë” e nisën ndeshjen në mënyrë ideale, teksa kaluan në avantazh që në minutën e 3-të. Pas një topi të gjatë të Moises Kaisedo dhe asistit të Pedro Neto, ishte Zhoao Pedro ai që dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Çelsit, që kontrolloi lojën dhe krijoi raste, por pa arritur të dyfishojë shifrat.

Në pjesën e dytë, ndeshja mori tjetër rrjedhë pas minutës së 72-të, kur Uesli Fofana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Çelsin me 10 lojtarë. Epërsia numerike i dha më shumë hapësira Bërnlit, që shtoi presionin në minutat e fundit.

Befasia erdhi në kohën shtesë, kur Zian Fleming realizoi golin e barazimit, duke siguruar një pikë të vlefshme për miqtë.

Armando Broja nuk ishte i grumbulluar për këtë takim për shkak dëmtimi.

Pas këtij barazimi, Çelsi renditet në vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Bërnli mban vendin e parafundit me 19 pikë.

Në dy përballje të tjera të ditës, Aston Vila barazoi 1-1 ndaj Lidsit. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 31-të me Anton Staç, i cili realizoi një goditje dënimi. Barazimi për vendasit erdhi në minutën e 88-të nga Temi Abraham.

Ndërkohë, Brentfordi u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Brajtoni.

çelsi bërnli premier liga aston vila

Lini një Përgjigje