TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2026, 18:53

Kore raciste ndaj skuadrës shqiptare, tifozët e ekipit maqedonas përplasen me policinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kore raciste ndaj skuadrës shqiptare, tifozët e ekipit maqedonas

Një incident me tone të rënda është regjistruar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, gjatë sfidës mes Vardarit dhe Bashkimit, e cila u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës vendase.

Sipas raportimeve, në minutat e fundit të takimit, arbitri vendosi të ndërpresë përkohësisht ndeshjen për shkak të koreve fyese me përmbajtje raciste, që dyshohet se u drejtuan ndaj shqiptarëve nga një pjesë e tifozëve të Vardarit. Ndërprerja erdhi si reagim ndaj situatës së krijuar në tribuna.


Situata nuk u qetësua as pas vërshëllimës përfundimtare. Raportohet se pati përplasje mes forcave të policisë dhe stafit teknik të skuadrës së Bashkimit. Nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi shkaqet e përplasjes apo nëse ka persona të lënduar.

Deri në këto momente, institucionet përkatëse dhe Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut nuk kanë bërë të ditur nëse do të ketë masa disiplinore lidhur me incidentin.


Pas kësaj fitoreje, Vardari kryeson renditjen e kampionatit me 9 pikë më shumë se ndjekëset Struga dhe Shkëndija.

tifozët e vardarit të shkupit policia

Lini një Përgjigje