TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2026, 20:36

Hap fals i Realit, madrilenët munden në “frymën e fundit” nga Osasuna dhe rrezikojnë kreun

Shkruar nga Pamfleti

Hap fals i Realit, madrilenët munden në “frymën e

Reali i Madridit ka pësuar humbjen e parë pas shtatë fitoreve radhazi në La Liga, duke u mposhtur 2-1 nga Osasuna në transfertën e Pamplonës. Kjo është humbja e katërt për skuadrën madrilene në këtë sezon.

Takimi, i vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit spanjoll, nisi më mirë për Osasunën, e cila dominoi në lojë dhe krijoi rastet më të rrezikshme gjatë pjesës së parë. Në minutën e 28-të, Ante Budimir goditi shtyllën, duke paralajmëruar epërsinë e vendasve.

Në minutën e 37-të, pas një ndërhyrjeje të portierit Tibo Kurtua ndaj Budimir, arbitri, pas konsultimit me sistemin VAR – akordoi penallti për Osasunën. Nga pika e bardhë, sulmuesi kroat 34-vjeçar u tregua i saktë, duke kaluar vendasit në avantazh 1-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Reali i Madridit arriti të barazonte në minutën e 73-të. Federiko Valverde depërtoi nga krahu dhe asistoi për Vinicius Zhunior, i cili e dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer përkohësisht ekuilibrin në rezultat.

Megjithatë, vendasit reaguan sërish. Pas një topi të humbur nga Dani Sebajos, i futur si zëvendësues, Raul Moro asistoi për Raul Garsian, i cili shmangu mbrojtjen madrilene dhe shënoi golin e dytë për Osasunën, duke vulosur fitoren 2-1.

Me këtë fitore, Osasuna ngjitet në vendin e nëntë me 33 pikë. Reali i Madridit mbetet përkohësisht në krye të renditjes me 60 pikë, por pozicioni i tij rrezikohet, pasi Barcelona mund të rimarrë vendin e parë nëse fiton ndeshjen e saj të radhës në “Camp Nou” ndaj Levantes.

real madrid osasuna la liga

Lini një Përgjigje