
Ylli i “Gjelave” Kylian Mbappe ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së parë të grupeve në “Euro 2024”, ku mori një dëmtim të rëndë.
Sulmuesi francez theu hundët në minutat e fundit të ndeshjes përballë Austrisë. Aktivizimi i tij në ndeshjet e ardhshme ishte në mëdyshje. Ndërkohë që pas ndeshjes me Austrinë, Mbappe duket se e mori me sportivitet dëmtimin teksa me anë të një postimi në platformën “X”, u kërkoi fansave t’i sugjeronin një maskë.
Me atë që u tregua sot, duket se Mbappe e ka zgjedhur maskën me të cilën do të mbulojë hundën që të mos pësojë dëmtime të tjera. Maska është e stampuar me ngjyrat e flamurit francez dhe në mes të ballit ka një gjel.
Foto e tij me maskë gjatë seancës stërvitore me kombëtaren franceze kanë bërë gjiron në rrjet dhe mesa duket sulmuesi është gati të luaj përballë Holandës nesër.
???????????? Kylian Mbappe’s mask is ready. pic.twitter.com/f7XksZFfFF
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 20, 2024
Lini një Përgjigje