TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 17:42

“Kosova është zemra e Serbisë”, tifozët serbë provokojnë shqiptarët me parulla para ndeshjes me Slloveninë

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është zemra e Serbisë”, tifozët

Pak orë pasi Federata Serbe kërkoi sanksione pas thirrjeve antiserbe, duke shkuar deri aty sa të kërcënonin me tërheqjen e kombëtares së tyre nga “EURO 2024”, tifozët serbë u përgjigjën duke provokuar Kosovën.

Të mbledhur në “Marienplatz” të Mynihut, pak para ndeshjes Slloveni-Serbi, ata theksuan në mënyrë të veçantë "Kosova është zemra e Serbisë", si kundërpërgjigje ndaj provokimeve kroate dhe veçanërish shqiptare.

“Kosova është zemra e Serbisë”, tifozët

Mbështetësit serbë tashmë kanë qenë burimi i gjobave ndaj Federatës së tyre, pas hedhjes së sendeve dhe mesazheve provokuese politike gjatë ndeshjes së tyre të parë, të dielën kundër Anglisë, të cilën e humbën 0-1.

Kosova, një territor me status të kontestuar, ndodhet në jug të Serbisë, por kryesisht i populluar nga banorë të kombësisë shqiptare. Ajo shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, një pavarësi që Serbia refuzon ta njohë. Kosova ka një kombëtare të njohur nga FIFA dhe UEFA.

 

 

tifozët serbë ndeshja slloveni-serbi "euro 2024"

Lini një Përgjigje