TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 16:55

Sllovenisë i ikën nga duart kualifikimi, Serbia barazon në "frymën e fundit"

Shkruar nga Pamfleti

Sllovenisë i ikën nga duart kualifikimi, Serbia barazon në

Sllovenisë i ikën nga duart kualifikimin në frymën e fundit. Ekipi i drejtuar nga Matiazh Kek zhbllokoi ndeshjen në minutën e 68. Sllovenët i kapën serbët në kundërsulm. Elsnik krosoi nga krahu i majtë dhe gjeti në zonë Karniçkiç, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pse sllovenët shkuan pranë fitores, ishte Joviç në minutën e 95 që i dha barazimin serbëve. 

Pjesa parë përfundoi pa gola, me të dyja skuadrat që i patën shanset e tyre për të kaluar në avantazh. Sllovenët ishin superior në kontrollin e topit, madje goditën edhe shtyllën, ndërsa për serbët shansi më i mirë erdhi vetëm në fund të fraksionit të parë, ku ishte sulmuesi Mitroviç që nga fare pranë portës, u hipnotizua nga portieri Oblak, duke humbur momentin më të mirë për të çuar serbët në avantazh.

Ky barazim mban Serbinë në grupin C me 1 pikë. Shpresat për kualifikimin mbeten gjallë. Sllovenia në anën tjetër ka 2 pikë, por ndeshjen e fundit e luan kundër Anglisë që është kundërshtar mjaft i vështirë.

Ndeshjen e ardhshme, Sllovenia do ta luajë përballë Anglisë, ndërsa Serbia do të përballet me Danimarkën. Të dyja këto sfida do të luhen më 25 qershor në orën 21:00.

sllovenia serbia

Lini një Përgjigje