TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 15:38

Po zhvillon paraqitje të shkëlqyera në “EURO 2024”, mesfushori kuqezi pranë hapit të madh në karrierë

Shkruar nga Pamfleti

Po zhvillon paraqitje të shkëlqyera në “EURO 2024”,

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani po bën një performancë të shkëlqyer në Europian duke luajtur 180 minuta në të dyja sfidat, me Italinë dhe Kroacinë.

Mediat italiane raportojnë se Napoli dëshiron shërbimet e futbollistit. Ai pëlqehet shumë nga napolitanët dhe mund të jetë i dobishëm për mënyrën e lojës së Antonio Kontes.

Ndërsa orët e fundit Leçe ka zyrtarizuar blerjen e Balthazar Pierret një mesfushor që mund t’i zërë vendin Ramadanit.

Pritet të shohim se çfarë do të ndodh ditët në vijim dhe nëse ky transferim do të ndodhte do të ishte një lajm i mirë për mesfushorin e Shqipërisë, i cili do të trajnohej nga një prej trajnerëve më të mirë të futbollit, Antonio Konte.

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare napoli

Lini një Përgjigje