TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 18:05

Hyri në historinë e futbollit me supergolin që i dhuroi Zvicrës, Shaqiri renditet krah Rumenige, Zidan e Myler

Shkruar nga Pamfleti

Hyri në historinë e futbollit me supergolin që i dhuroi

Xherdan Shaqiri ka hyrë në historinë e futbollit me supergolin që i dhuroi Zvicrës në minutën e 26 në duelin ndaj Skocisë mbrëmjen e së mërkurës.

Futbollisti shqiptar është bërë pjesë e listës së lojtarëve Europianë që kanë shënuar 10 gola ndërmjet Botërorit dhe Europianit.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të mëdhenj të futbollit si Rumenige, Lineker, Zidan, Bergkamp, Myler, si dhe nuk mund të mungojë Xherdan Shaqiri, lojtar me performancë shumë të lartë në evente të mëdha.

Ylli i kombëtares zvicerane publikoi edhe një foto ditën e sotme nga gjashtë momentet që e futën në histori.

Ai postoi një imazh ku shaqet duke festuar secilin nga golat e realizuar në Kupën e Botës 2014, “EURO 2016”, Kupën e Botës 2018, “EURO 2020”, Kupën e Botës 2022 dhe së fundmi “EURO 2024”.

“Krenar”, shkroi Xherdan Shaqiri, krahas fotos.

Hyri në historinë e futbollit me supergolin që i dhuroi

xherdan shaqiri futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje