
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së dytë të grupit C. Anglia dhe Danimarka i kanë mbyllur në barazim 1-1 45 minutat e këtij takimi.
“3 Luanët” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 18. Uoker shpërtheu nga krahu i djathtë dhe pasoi në zonë. Aty u krijua një rrëmujë në zonë dhe topi shkoi te Herri Kejn, i cili nuk gaboi para portës.
Në minutën e 34, Danimarka barazoi shifrat. Hjulmand surprizoi me një goditje nga 35 metra distancë dhe arriti të realizonte një supergol.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e pjesës së dytë të këtij takimi.
Lini një Përgjigje