
Merr fund pas 17 vitesh çështja e “Calciopolit”, skandali i Serisë A që u pasua me zbritjen në Serinë B dhe heqjen e dy titujve Juventusit në vitin 2006.
Bardhezinjtë nuk e pranuan asnjëherë fajin dhe kanë ndjekur të gjithë betejat e mundshme gjyqësore, për të rikthyer titujt e humbur me procesin e Calciopolit, por nuk fituan asnjë prej tyre.
Pas 17-vitesh, klubi bardhezi firmosi nëpërmjet presidentit Ferrero, vendimin për të tërhequr apelimin në shkallën e fundit të mbetur në sistemin e drejtësisë në Itali, duke pranuar më në fund verdiktin si të pandryshuar.
Klubi kishte bërë kërkesën për një shumë milionëshe për të mbuluar humbjet e periudhës, të llogaritura në gati 444 milionë euro, krahas anulimit të vetë dhënies së titullit Interit.
Seanca për apelin me numër 8258 ishte caktuar mëngjesin e sotëm, por Juventusi ka vendosur të tërheqë kërkesën për dëmshpërblim. Dorëheqja, e nënshkruar nga presidenti Xhanluka Ferrero, shënon fundin e një prej kapitujve më të trishtuar në historinë e futbollit italian.
Lini një Përgjigje