
Duket se lidhja e dashurisë mes Armando Brojës dhe modeles britanike Xhejd Alisa Uills mund të quhet e konfirmuar.
Së fundmi, futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.
Lidhja mes të dyve u përfol përpara disa javësh, kur Xhejd postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij.

Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qendroi i lidhur për një vit e gjysmë.
Gjatë verës u bë me dije se ajo lidhje kishte marrë fund e si duket Armandos nuk i është dashur shumë kohë për të hapur dyert e zemrës sërish.
Lini një Përgjigje