Është mbyllur me rezultatin 1-2 ndeshja Erzeni-Partizani me 'Demat' që morën kështu triumfin e 3-të radhazi në kampionat. Pas çerek ore lojë, Hoxha i mohoi golin Atandës, me një pritje perfekte.
Në minutën e 27-të, Cara, pas disa lëvizjesh të bukura, ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë, Kahrimanovic ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër, duke lënë Erzenin me një lojtar më pak, për më shumë se një pjesë loje.
Edhe pse në inferioritet numerik, ekipi nga Shijaku reagoi shumë mirë, duke vendosur ekuilibrat në minutën e 65-të me Meçja. Të kuqtë insistuan për 3 pikët dhe gjetën golin një minutë para fundit, me anë të Mensah. Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Erzeni është në vendin e shtatë me 11 pikë.

Lini një Përgjigje