TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2023, 21:53

Goli i parë vjen me asist nga ish-ylli i Serisë A, Skuka thyen më në fund thyen mallkimin në kampionat

Shkruar nga Pamfleti

Goli i parë vjen me asist nga ish-ylli i Serisë A, Skuka thyen më

Xhuliano Skuka më në fund ka thyer mallkimin që e ndiqte në kampionatin slloven, ku nuk ia kishte dalë ende të gjente golin e parë të tij prej shumë javësh me fanelën e Mariborit. Pritja ka marrë fund sot, edhe pse në fakt ky gol i parë e ka lumturuar pjesërisht sulmuesin shqiptar. 

Skuka e nisi ndeshjen e sotme ndaj skuadrës së Bravo nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 61 në fushën e lojës, bashkë me ish-yllin e Sërisë A, Josip Iliçiç, i cili tashmë vazhdon karrierën në vendlindje, pasi u largua nga Atalanta. 

Pikërisht kjo dyshe ishte ajo që prodhoi në minutën e 68 golin e barazimit të përkohshëm 1-1, pasi Iliçiç dha në vijimin e një goditje këndi pasimin për Skukën, i cili çoi topin në rrjetë. Megjithatë, skuadra e Mariborit nuk ia doli të ruante të paktën barazimin dhe u godit në minutat e fundit nga një gol i dytë i vendasve, të cilët fituan ndeshjen me shifrat 2-1. 

xhuliano skuka futbollisti shqiptar maribor

Lini një Përgjigje