TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2023, 22:54

Juventusi i falet Lokatelit dhe Çaut, bardhezinjtë tbusin “Djallin” dhe afrohen me kreun e renditjes

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi i falet Lokatelit dhe Çaut, bardhezinjtë tbusin

Juventusi tregon karakter dhe mund 0-1 Milanin brenda në “San Siro”, në supersfidën e Serisë A. Kërcënimi i parë serioz i takimit erdhi që në minutën e gjashtë. Ishte Reijnders që provoi nga distanca, por pa shënjestrën e duhur.

Portieri i “Zonjës së Vjetër”, Shezni u bë protagonist te bardhezinjtë në minutën e 14, duke i mohuar golin Zhiru, pas një asisti të Leaos nga krahët. Skuadra e Alegrit tentoi të zgjidhë ndeshjen falë aftësive individuale të disa lojtarëve. Në një goditje dënimi, muri ndali Milik, ndërsa pas topit të kthyer, as Kostiç s’pati sukses. Në fundin e pjesës së parë, Kin “dogji” Çaun, me mbrojtësin gjerman që u detyrua të bënte një ndërhyrje të ashpër. Protestat ishin të kota, arbitri Mariani i tregoi lojtarit kartonin e kuq, me ekipin e Piolit që mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Në minutën e 45, Kin gaboi nga fare pranë portës, sakaq tifozët bardhezi nuk i besonin syve nga tribunat e “San Siro-s”. Në minutën e 63, Lokateli, i ndihmuar edhe nga një devijim i Kruniç, dërgoi topin pas shpinës së portierit Mirante. Festa e gjitha ishte e ligjshme te torinezët, edhe pse kishte ende shumë minuta deri në vërshëllimën përfundimtare.

Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me Juventusin që renditet në vendin e 3, ndërsa Milani i dyti.

juventus milan seria a

Lini një Përgjigje