
Në orën 17:00 pritet të nisë ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore, ku Partizani i drejtuar nga tekniku i përkohshëm, Arbër Abilaliaj vdo të përballet me ‘shijakasit’ e Erzenit.
Partizani vjen nga një formë e jashtëzakonshme, teksa pas fitores 4 me 3, ndaj Kukësit në “Arenën e Demave”, mposhti Tiranën në “derbin e kryeqytetit”, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1 dhe tashmë kërkon fitoren e 3-të radhazi në kampionat.
Në krahun tjetër, “shijakasit” e drejtuar nga teknikut, Alfred Deliallisi kërkojnë shkëputjen nga “zona e ftohtë” e tabelës, teksa momentalisht ndodhen në vendin e 7 të renditjes, me 11 pikë, po aq sa Teuta e vendit të 8 dhe vetëm 1 pikë më shumë se Kukësi i vendit të 9.
Formacionet zyrtare:
Erzeni: Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Sadiki, Peposhi, Maliqi, Kahrimanoviç, Alba, Migone, Mihana, Zeka
Trajner: Alfred Deliallisi
Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Koçijan, Bytyçi, Murataj, Maget, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsouka
Trajner: Arbër Abilaliaj
Lini një Përgjigje