TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2023, 17:35

Reali ‘gjueti’ për më të mirët, ‘Galaktikët’ shënjestrojnë ‘yllin’ e Bayern Munich; ‘Bavarezët’ kërkojnë 50 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Reali ‘gjueti’ për më të mirët,

Mbrojtësi si Bayern, Alphonso Davies ka qenë një nga objektivat e “galaktikëve” të Real Madrid, për merkaton e ardhshme të verës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjerman, vetë lojtari dëshiron të nisë një “aventurë” të re në karrierën e tij, duke mos pranuar kështu të rinovojë për më shumë vite me “bavarezët” e duke i hapur rrugën, për rrjedhojë, një kalimi te “galaktikët”.

Ashtu siç e konfirmoi më herë edhe menaxheri i kanadezit, Nedal Househ, 14 herë fituesit e UEFA Champions League janë opsioni i preferuar i 22-vjeçarit, teksa një “shtysë” e madhe për kalimin në La Liga është dhe miqësia me austriakun e mbrojtjes, David Alaba.

Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies. Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Ka luajtur me Alabën për 3 vite te Bayerni, ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që bisedat janë private. Davies nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Davies”, u shpreh menaxheri i lojtarit.

Nëse nuk ka një rinovim me Bayernin do të detyrohet ta shesë në fundin e këtij sezoni. Për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit 2025 e sipas raportimeve të mediave, drejtuesit e klubit “bavarez” do të kërkojnë minimalisht 50 mln euro për të lënë të lirë Davies në merkaton e ardhshme verore.

bayern real

Lini një Përgjigje