TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2023, 17:04

Etrit Berisha pjesë e formacionit të javës në Serinë A, gardiani shqiptar shkëlqeu në ndeshjen ndaj Fiorentinës

Shkruar nga Pamfleti

Etrit Berisha pjesë e formacionit të javës në Serinë A,

Portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha padyshim ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në duelin Fiorentina-Empoli.

Ai arriti të bënte pritje fantastike, teksa neutralizoi 6 gjuajtjet në kuadrat të vendasve. Madje në fund të sfidës ku skuadra e tij mori 3 pikët, ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë.

Ndërkohë faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka publikuar formacionin e javës së 9 të Serisë A, ku portieri më i mirë është zgjedhur pikërisht Berisha.

Gardiani kuqezi regjistroi plot 7 pritje, teksa 5 prej tyre ishin brenda zonës. Ai gjithashtu bëri edhe 3 grushtime të sakta, duke u shndërruar në një hero për skuadrën e Empolit. 

etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje