TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2023, 17:48

Alarm sigurie në “Parc des Princes”, ultrasit e Parisit ftojnë rivalët e Milanit, ndeshja konsiderohet rrezik i nivelit 3

Shkruar nga Pamfleti

Alarm sigurie në “Parc des Princes”, ultrasit e Parisit

PSG-Milan, e planifikuar për nesër në mbrëmje në “Parc des Princes”, do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për grupin F të Ligës së Kampionëve, por përveç implikimeve në fushë, ka edhe nga ato që lidhen me sigurinë.

Në Francë, në fakt, ndeshja shënohet me rrezikun 3, që do të thotë se autoritetet kanë frikë nga problemet e rendit publik. Gjithçka lind, shpjegon “L’Equipe”, nga përplasjet e mundshme mes tifozëve kuqezi dhe napolitanëve, të ftuar nga ultrasit e PSG, me të cilët janë binjakëzuar.

Në Paris priten 2000 tifozë kuqezi, duke përfshirë rreth 500 ultras”, shkruan L’Equipe. “Nuk ka konflikte të veçanta mes tifozëve të dy klubeve, por prania e napolitanëve, të ftuar nga “Kolektivi Ultras Paris” (CUP) dhe që kanë pak vlerësim për tifozët milanezë, zgjon vëmendjen e autoriteteve publike”.

Për më tepër, “konteksti ndërkombëtar është gjithashtu shqetësues, me PSG që ka frikë se flamujt palestinezë do të valëviten në tribuna” përveç historisë së fundit të krimit me mësuesin e vrarë në Arras nga duart e një 20-vjeçari me origjinë çeçene.

ulrasit e psg tifozët e milanit champions league

Lini një Përgjigje