
Di Biaxhio nuk është më trajner i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun e njohur. Kujtojmë që vetë trajneri italian lajmëroi dorëheqjen pas humbjes së fundit. Si duket, palët tashmë kanë shtrënguar duart dhe kanë ndarë rrugët. Shkak për këtë divorc janë bërë rezultatet e dobëta. Dinamo renditet në vendin e fundit me 7 pikë.
Sot, kjo është pranuar nga presidenti Adrian Bardhi. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit dinamovit thuhej:
Postimi i plotë i Dinamos:
-Njoftim-
FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Luigi Di Biagio. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderon trajnerin për impenjimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre muajve që drejtoi skuadrën tonë dhe shpreh mirënjohjen për nivelin e lartë të kulturës sportive.
Presidenti Bardhi investoi duke sjellë një imazh mjaft të njohur të futbollit europian, pavarësisht se rezultatet nuk ishin ato që priteshin.
Trajnerit Di Biagio i urojmë fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshme!
Lini një Përgjigje