
Artan Mërgjyshi nuk është më trajneri i Vorës në Kategorinë e Parë. Mësohet se 55-vjeçari i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve, kjo edhe pas fitores 2-3 në Fushë-Krujë gjatë fundjavës me Kastriotin.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Kategorisë së Parë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku komunikon se të dyja palët kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje.
Ky lajm vjen në një mënyrë surprizë, pas fitores në Vorë në kampionat përballë Kastriotit, me skuadrën që është në zonën e “play off” për t’u ngjitur në Superiore.
Lini një Përgjigje