TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 21:08

Mbrojtësi përfundon në Ligën e Parë, Silvinjo e konsideroi si alternativë për kombëtaren shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi përfundon në Ligën e Parë, Silvinjo e

Amar Gërxhaliu është zyrtarizuar nga Erzurumspor. Mbrojtësi 23-vjeçari është konsideruar më parë edhe si opsion për Kombëtaren, por ftesa zyrtare nuk u bë asnjëherë.

Mbrojtësi i lindur në Kosovë ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë turke. Për tre vite qendroi me Antaljasporin, që luan në elitë.

Mbrojtësi u mendua si alternativë për Silvinjon, pikërisht kur luante me Antaljasporin. Në total me ekipin e tyre të parë luajti 31 ndeshje ku shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Kontratën me Erzurumspor e ka firmosur të vlefshme vetëm për një vit. Kështu synon më tepër minuta.

 

amar gërxhaliu mbrojtësi shqiptar erzurumspor

Lini një Përgjigje